Kina deklaroi se ka njoftuar Organizatën Botërore të Shëndetit menjëherë pas shpërthimit të koronavirusit.
Në një raport të botuar të dielën që përshkruan veprimet e Kinës në luftimin e pandemisë, Zyra e Këshillit Shtetëror në vend thotë se Kina njoftoi menjëherë Organizatën Botërore të Shëndetit, si dhe vendet përkatëse e organizatat rajonale për shpërthimin e Covid-19.
Raporti shton se Kina ndau sekuencën e gjenomit dhe të dhënat specifike për zbulimin e COVID-19, dhe rregullisht njoftoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe vendet përkatëse me informacionin epidemik.
Kina është kritikuar nga vendet e tjera, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, për fshehjen e pandemisë dhe për keqmenaxhimin e saj.
Deri më tani janë shënuar 406 mijë viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar mbi 7 milion të infektuar në të gjithë botën.
Sipas raportit, pasi COVID-19 u identifikua nga një spital në Wuhan më 27 dhjetor, pushteti vendor thirri ekspertë që të shqyrtojnë rastet përmes një analize të gjendjes së pacientëve dhe rezultatit klinik, gjetjeve të hetimeve epidemiologjike, dhe rezultatet paraprake të testimit laboratorik.
Studiuesit nga një ekip ekspertësh i nivelit të lartë të organizuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) konfirmuan se virusi ishte i transmetueshëm midis njerëzve për herë të parë në 19 janar.
Para 19 janarit, nuk kishte prova të mjaftueshme që tregonin se virusi mund të transmetohej nga njerëzit, tha Wang Guangfa, një ekspert kinez.
Komuniteti ndërkombëtar duhet të tregojë vendosmëri dhe të krijojë unitet. Solidariteti do të thotë forcë. Bota do ta fitojë këtë betejë, shkruaj në raport./abcnews.al