Nga Emil Avdaliani, euroasia review
Që kur rivaliteti i Amerikës me Sovjetikët mori fund në vitet 1990, SHBA ka luftuar shumë për të treguar pozicionin e saj global. Mbase një rival mund të jetë i domosdoshëm që SHBA-ja të qartësojë qëllimet e saj dhe të rigjallërojë pozicionin e saj në skenën botërore. Kina mund të jetë rivali i nevojshëm për SHBA-në.
SHBA zhvilloi një Luftë të Ftohtë, të gjatë dhe të mundimshme me Bashkimin Sovjetik, e cila shërbeu si një garanci për sigurinë në vendet më të vogla liberale. Ndërsa fuqia amerikane ishte shpesh irrituese, ajo nuk shkaktoi dëme strukturore brenda internacionalizmit liberal.
Frika për t’u mposhtur nga ideologjia rivale komuniste dhe pushtimi nga fuqia ushtarake Sovjetike shërbeu si një urë që mbante të bashkuara aleancat dhe strukturat e udhëhequra nga Amerika, përfshirë NATO-n dhe organet financiare të asaj periudhe, raporton abcnews.al
Pjesa më e madhe e kësaj ka ndryshuar që nga vitet 1990. Rendi ekskluziv liberal është globalizuar, i cili, përmes ritmit jashtëzakonisht të shpejtë të përfshirjes së anëtarëve të rinj, ka prekur sistemin e efikasitetit që e karakterizonte dikur.
Ka shumë teori që përpiqen të shpjegojnë rënien e ndikimit global amerikan dhe rendin liberal. Kina dhe Rusia janë padyshim sfiduesit kryesorë. Në veçanti Kina mund të jetë një rival i domosdoshëm. Pa një konkurrent të madh në këtë fushë, shpresa për një rend liberal të suksesshëm dhe të vazhdueshëm të udhëhequr nga SHBA-ja, me traktatet dhe aleancat e tij të ndryshme, do të ishte e kotë.
Vitet 1990 dhe fillimi i viteve 2000, epoka e universalizmit amerikan, nxori në pah se kur vepron vetëm, Amerika humbet prestigjin dhe krijon përçarje midis aleatëve të saj. Kur përballemi me armiq gjithëpërfshirës, udhëheqja e SHBA-së vepron më mirë.
Kina u shfaq në një periudhë të rëndësishme: pikërisht kur internacionalizmi liberal po përjetonte krizë dhe i duhej një motivim për të qëndruar. Kërcënimi rus nuk është më aq i madh sa të bashkojë perëndimorët dhe demokracitë aziatike aleate të Amerikës, por Kina është, raporton abcnews.al
Kjo përfaqëson një sfidë pasi ndihmon shumë shtete anembanë anembanë globit që e konsiderojnë Amerikën të përbuzur për uni-polaritetin e saj. Këto shtete po përdorin Kinën për të rritur pozicionin e tyre.
Ne jemi duke jetuar një periudhë tranzicioni. Kina pritet të shënojë një fitore ndaj SHBA-së por ka edhe ndjenja optimiste në Perëndimin me qëllim që sfida e Kinës të jetë afatshkurtër. Palët po testojnë njëra-tjetrën dhe po përgatiten për një konkurrencë më të ashpër. Kjo nuk do të thotë se do të ndodhë një përplasje e drejtpërdrejtë ushtarake, por nuk përjashton luftërat e ndërmjetësuara në vendet e palëve të treta, kryesisht në rajonin Indo-Paqësor.
Konkurrenca Kinë-SHBA gjithashtu do të rrisë ritmin e racionalizimit në sistemin ndërkombëtar. Sfida e Kinës është thelbësore edhe për arsye të tjera.Ndryshe nga Bashkimi Sovjetik, Kina operon brenda rendit të mbështetur nga SHBA-ja. Kjo e bën më të vështirë për Uashingtonin të ndërtojë një koalicion të menjëhershëm kundër Pekinit, pasi ka shumë të ngjarë që SHBA-ja dhe aleatët e saj të kenë probleme si ekonomike dhe gjeopolitike, raporton abcnews.al
Por këto veprime gjithashtu e bëjnë Kinën më të rrezikuar, pasi ajo duhet t’u përmbahet rregullave kur ka presion kolektiv dhe të vazhdueshëm. Sfida e Kinës ka të bëjë edhe me diçka më të madhe. Ajo ka treguar se mund të shfrytëzojë modernitetin. Përparimi, i cili dikur u konsiderua një pasuri e veçantë për Perëndimin sepse mendohej të ishte rezultat i drejtpërdrejtë i normave liberale, është shfrytëzuar nga Kina joliberale.
Shtetet joliberale të kryesuara nga Kina tani po shpalosin lëvizjet e tyre. Liberalizmi po ngrihet në nivelin e një ideologjie të re. Çuditërisht, ky është një përfitim për SHBA-në, motivet dhe aftësinë e saj për të ristrukturuar rendin botëror që të mos humbasë ndikimin për shkak të pasivitetit ose uni-polaritetit.
Konkurrenca nga një rival në aspektin ideologjik është një komponent i rëndësishëm në gjenerimin e vendosmërisë amerikane. Kjo ndodhi gjatë Luftës së Ftohtë dhe në epokën e Bushit. Megjithëse është cilësuar si i paqëndrueshëm, liberalizmi modern është më i qëndrueshëm dhe mund të jetë një sfidë më afatgjatë sesa komunizmi.
Në thelb është ngritja e një kundër-iluminizmi në të cilin përparësia e shtetit është kryesorja dhe përplasjet demokratike konsiderohen ndonjëherë të pakuptimta. Sfida e nevojshme e Kinës do të ndihmojë SHBA-në të ristrukturojë sistemin e saj të aleancës. Kërcënimet ndaj SHBA-së në Euroazi do të vazhdojnë dhe madje do të rriten.
Përfundimisht, Kina e fuqishme do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve trans-Atlantike. Madje mund të thuhet se në planin afatgjatë mund të ndodhë një bashkëpunim me Rusinë. Kjo nuk do të mjaftonte për të joshur Moskën për të zhvilluar një aleancë të plotë kundër kinezëve, por Kremlini do të mirëpriste shansin për më shumë manovra në politikën e tij të jashtme, raporton abcnews.al
Mbi të gjitha, askush në Moskë nuk dëshiron një fiksim të ri gjeopolitik në Kinë. Dështimet e Amerikës shpesh janë të tepruara. SHBA, pavarësisht humbjes së luftërave dhe rezistencës nga aleatët, ka arritur të ruajë fuqinë e saj.
Kjo padyshim ka shkaktuar xhelozi, përpjekje të shumta madje edhe armiqësi, por tendenca për të cilësuar fuqinë amerikane në rënie mund të jetë aq e pavërtetë sa pohimi i një vazhdimësie të pandryshuar në aspektin gjeopolitik të Uashingtonit.
Me Kinën si një konkurrente, SHBA-ja mund të rigjallërojë udhëheqjen e një rendi liberal. Kina mund të bëjë që SHBA-ja të veprojë brenda kufijve të rendit liberal siç ndodhi në epokën e Luftës së Ftohtë.
Kjo gjithashtu tregon nevojën për të punuar me Uashingtonin. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

