Wuhan ishte vendi i parë në të cilën u përhap Covid-19 dhe sot më shumë se kurrë ka shpresa të jetë vendi i parë që mund t’i japë fund kësaj pandemie.
Shkencëtarët atje, kanë nisur të provojnë vaksinën tek njerëzit dhe shpresat se janë në rrugën e duhur janë të mëdha.
China's #COVID19 #vaccine is undergoing clinical trials. Some 5,000 people in Wuhan signed up and 108 people were eventually able to participate in the Phase I trial. Here is GT's interview with two of them. pic.twitter.com/B2GWLSVIvg
— Global Times (@globaltimesnews) March 30, 2020
Numri i të infektuarëve me koronavirus vijon të ulet në Kinë, por atje ekziston akoma frika e rasteve të reja të importuara.
Pavarësisht kësaj, shkencëtarët kinezë po vazhdojnë punën për të parandaluar që kjo të ndodhë. Ditën e martë u bë me dije nga Ambasada Kineze në Spanjë se vaksina e parë kundër Covid-19 ka nisur të testohet, por duhet të paktën një muaj për të pritur rezultatet e para.
Aprovimi i një vaksine nuk është një proçes i shpejtë, por deri tani për t’ju nënshtruar këtij testi janë regjistruar 5000 njerëz, 108 prej të cilëve janë zgjedhur për të marrë pjesë në fazën e parë. Të zgjedhurit do të kalojnë një kohë në karantinë ku do të jenë gjithë kohës në kontakt me shkencëtarët për t’i treguar situatën e tyre.
Chen Wei, shkencëtari kryesor i kësaj vaksine foli rreth këtij procesi duke thënë se:
“Nëse rezultatet fillestare tregojnë se vaksina është e sigurt dhe pandemia vazhdon të përhapet, ne do ta testojmë jashtë vendit përpara përmes bashkëpunimit ndërkombëtar. Nëse rezulton efektive, do t’i jepte fund pandemisë.”/abcnews.al

