Kina nis testimin e vaksinës kundër Covid-19 te ushtarët

schedule08:59 - 30 Qershor, 2020

schedule 08:59 - 30 Qershor, 2020

Ndërmarrja bioteknike CanSino ka njoftuar se ka nisur të testojë vaksinën e parë anti Covid tek ushtria kineze. Sipas saj vaksina është e sigurt dhe efektive, shkruan CBC.

CanSino ka marrë ‘dritë jeshile’ për përdorimin e vaksinës nga Komisioni Qendror Ushtarak dhe ka filluar testimin që nga 25 qershori dhe vaksinimi i ushtrisë do të zgjasë një vit. Vaksina gjithashtu fitoi miratimin për testimin e njerëzve në Kanada.

Vaksina kineze përfundoi  fazat e provave 1 dhe 2.

Në botë, nga pesëmbëdhjetë kandidatët që po testohen, tetë prej tyre janë kineze.

Vendimi për të përdorur vaksinën e CanSino te një grup prej mijëra njerëzish, në përgjithësi të shëndetshëm, siç është ushtria, mund të shihet nga ana mjekësore si një alternativë e fazës së tretë. Por nga një këndvështrim gjeopolitik: Kinezët janë të parët në garë dhe ndoshta më të fortë se pjesa tjetër.

Deri më tani asnjë vaksinë nuk është aprovuar për përdorim të gjerë kundër sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri, por mbi një duzinë vaksinash nga më shumë se 100 kandidatë globalisht janë duke u testuar te njerëzit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!