Kina bën me dije se do të mbështesë Organizatën Botërore të Shëndetit në përpjekjet për të zbuluar origjinën e pandemisë, por deklaron se çdo hetim duhet të jetë shkencor dhe jo në një kontekst politik.
Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën se nuk është treguar transparente në lidhje me origjinën e virusit dhe se dështoi të ndalojë shpërthimin e tij. Pekini ka hedhur poshtë çdo pretendim të tillë. Kohët e fundit autoritetet e këtij vendit hedhin hipotezën se virusi mund ta ketë patur origjinën jashtë Kinës.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze akuzoi sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo se i kishte sajuar provat e tij “duke krijuar një gënjeshtër për të mbuluar një gënjeshtër tjetër”
Të premten Kina raportoi një rast të ri por nuk ka pasur raste të importuara dhe as viktima megjithëse janë regjistruar 16 raste të reja asimptomatike./abcnews.al