Kina lejon çiftet që të sjellin në jetë tre fëmijë

schedule09:58 - 31 Maj, 2021

schedule 09:58 - 31 Maj, 2021

Kina ka njoftuar se do të lejojë çiftet që të sjellin në jetë deri në tre fëmijë. Kështu, i vjen fundi edhe rregullit sipas të cilit lejohej lindja e vetëm dy fëmijëve. Sipas raportimeve të medias shtetërore Xinhua, ndryshimi u aprovua nga presidenti Xi Jinping në një takim të byrosë politike.

Ndryshimi i rregullit vjen pasi regjistrimet që bëhen një herë në një dekadë treguan se popullsia e Kinës pësoi rritjen më të ngadaltë në dekada. Kjo shtoi presionin mbi Pekinin për të lehtësuar masat që çiftet të kenë më shumë fëmijë dhe të shmanget rënia e popullsisë.

Censusi i Kinës, i publikuar në fillim të këtij muaji, tregoi se rreth 12 milionë foshnje kanë lindur vitin e kaluar,  një rënie e konsiderueshme nga 18 milionë në 2016, dhe numri më i ulët i lindjeve të regjistruara që nga vitet 1960. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!