Kina kundërshton vendosmërisht vendosjen e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj ndërmarrjeve kineze për arsye të lidhura me Rusinë, tha të hënën ministria kineze e tregtisë.
“Kina do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të ndërmarrjeve kineze”, deklaroi ministria në një deklaratë në faqen e saj të internetit.
Administrata Biden njoftoi të premten kufizime të reja tregtare për 93 entitete nga Rusia, Kina, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kirgistani, India dhe Koreja e Jugut për mbështetjen e përpjekjeve luftarake të Rusisë në Ukrainë.
Aksioni, një ditë para përvjetorit të dytë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në thelb ndalon dërgesat e SHBA-ve për entitetet e synuara, duke përfshirë tetë nga Kina, 63 nga Rusia, 16 nga Turqia dhe katër nga Emiratet e Bashkuara Arabe./abcnews.al