Kina kundërshton rritjen e tarifave amerikane, zotohet për hapa për të mbrojtur interesat e firmave të saj

schedule17:51 - 14 Shtator, 2024

schedule 17:51 - 14 Shtator, 2024

“Pekini kundërshton me vendosmëri rritjen e tarifave të SHBA-së për importet kineze”.

Kështu u shpreh në një deklaratë të shtunën ministria e tregtisë e Kinës, duke i kërkuar SHBA-së që të korrigjojë menjëherë “gabimet” e saj dhe të heqë të gjitha tarifat e vendosura ndaj mallrave kineze.

“Kina do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri interesat e kompanive kineze”, thuhet në deklaratë./abcnews.al