Kina “këshillon” SHBA-në: Nëse doni transparencë, hapni laboratorët e virologjisë për kërkime

schedule14:13 - 26 Maj, 2021

schedule 14:13 - 26 Maj, 2021

Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po “përhapin teori konspirative dhe keqinformojnë njerëzit” duke theksuar se koronavirusi ka dalë nga një laborator në Wuhan dhe i ka bërë thirrje Uashingtonit të hapë laboratorët e tij për kërkime.

Me SHBA-në që ka bërë vazhdimisht thirrje për hetimin e origjinës së koronavirusit, presioni po rritet edhe më shumë, pasi raporti i  fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka shkaktuar paqartësi dhe nuk ka qenë bindës.

Instituti i Virologjisë në Wuhan u kthye sërish në vëmendje pas një raporti në The wall Street Journal, sipas të cilit tre punonjës shëndetësorë  u shtruan në spital  në nëntor të vitit 2019 me simptoma të ngjashme të koronavirusit, një muaj pas raportimit zyrtar të rasteve të para.

Të mërkurën, Zhao Lijian, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Kinës, akuzoi Shtetet e Bashkuara për “përhapjen e teorive të konspiracionit dhe keqinfornimit se virusi ka dalë nga një laborator”.

Zhao tha se ishte “mos-respekt” ndaj  OBSH-së për të hetuar edhe një herë këtë teori, e cila mund të çojë në “minimin e solidaritetit global në luftën kundër virusit”. “Nëse Shtetet e Bashkuara me të vërtetë duan transparencë të plotë, siç bëri Kina, atëherë të  ftojë ekspertët e OBSH-së të hetojnë  laboratorët e saj,” shtoi Zao.

“Hapni bazën ushtarake Fort Detrick sa më shpejt të jetë e mundur dhe të gjithë laboratorët biologjikë të SHBA në të gjithë botën,” tha ai, duke iu referuar një strukture kërkimore të SHBA-së në Maryland./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!