Kina ka njoftuar rënie të rasteve të reja në ditën e tretë radhazi që prej shpërthimit të koronavirusit

schedule07:59 - 16 Shkurt, 2020

schedule 07:59 - 16 Shkurt, 2020

Kina ka njoftuar rënie të numrit të rasteve të reja nga shpërthimi i koronavirusit.

Autoritetet raportuan 2,009 raste të reja dhe 142 vdekje të tjera në të gjithë vendin.

Në total më shumë se 69,000 njerëz në Kinë janë infektuar, dhe numri i vdekjeve ka arritur në 1.665 persona.

Ndërkohë jashtë Kinës janë raportuar më shumë se 500 raste në gati 30 vende. Katër njerëz kanë vdekur – në Francë, Hong Kong, Filipine dhe Japoni.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi tha se rënia e rasteve të reja tregoi “se në përgjithësi epidemia është e kontrollueshme. Ne kemi ndërmarrë nisma parandaluese, përpjekje që janë kaq gjithëpërfshirëse, sa që nuk shoh ndonjë vend tjetër që mund ta bëjë këtë,” tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!