Kina izolohet për shkak të koronavirusit, NASA publikon imazhet për nivelin e ndotjes

schedule09:48 - 1 Mars, 2020

schedule 09:48 - 1 Mars, 2020

Koronavirusi ka sjellë ulje të ndotjes në Kinë si shkak i pezullimeve të shumë aktiviteteve si një masë mbrojtëse për përhapjen e virusit.

Përmes disa imazheve NASA dhe Agjensia Evropiane e Hapësirës  zbulojnë ndikimin që ka sjellë mbyllja e vendit për shkak të koronavirusit në Kinë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se për shkak të mbylljes së prodhimit në shumë fabrika dhe transporti ishte i kufizuar për të parandaluar përhapjen e virusit në vend, ka bërë që nga 1-20 janari kishte nivele më të larta të dioksidit të azotit në ajër, ndërsa nga 10-25 shkurt, gjurmët e gazit janë vështirë të dukshme.

Studiuesi për cilësinë e ajrit në Qendrën e Fluturimit Hapësirës Goddard të NASA-s, Fei Liu është shprehur se kjo është hera e parë që është parë një përmbysje kaq dramatike mbi një zonë të këtyrë përmasave për një ngjarje specifike./abcnews.al