Autoritetet në Kinë kanë ofruar ndihmë të menjëhershme për Tajvanin pas tërmetit të fortë që goditi vendin. Nga informacionet paraprake kanë humbur jetën shtatë persona dhe qindra të tjerë janë të plagosur. Autoritetet dyshojnë se numri i viktimave mund të rritet.
Zyra e Çështjeve të Tajvanit të Kinës deklaroi se ishte e gatshme të ofronte ndihmë. Bregdeti lindor i Kinës shtrihet vetëm 180 km nga Tajvani, shkruan BBC.
“Jemi shumë të shqetësuar për situatën dhe shpreh mbështetjen për bashkatdhetarët e Tajvanit të prekur nga fatkeqësia,” tha Zhu Fenglian, zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit.
Kina dhe Tajvani kanë një marrëdhënie të tensionuar. Tajvani e sheh veten si një vend sovran, por Pekini e sheh atë si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të jetë pjesë e vendit dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta arritur këtë.
Tensionet janë konstante – në një orë pak para tërmetit, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit kishte bërë një konferencë duke vënë në dukje se 20 avionë ushtarakë kinezë kishin kaluar në zonën e saj në 24 orët e fundit.
/abcnews.al/