Kina i drejtohet Rusisë: Të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë për të zgjidhur krizën në Ukrainë

schedule13:36 - 15 Qershor, 2022

schedule 13:36 - 15 Qershor, 2022

Presidenti kinez Xi Jinping dhe Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike ditën e sotme për konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë, sipas skynews.

Xi i tha udhëheqësit rus se të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë drejt zgjidhjes së krizës “në një mënyrë të përgjegjshme”, sipas transmetuesit shtetëror kinez CCTV. Kina ka refuzuar të dënojë veprimet e Rusisë në Ukrainë ose ta quajë një pushtim, por ka kërkuar vazhdimisht që vendet të zgjedhin konfliktin në mënyrë diplomatike.

Në thirrjen e tyre, Xi përsëriti gatishmërinë e Kinës për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës.

“Dy krerët e shteteve shkëmbyen mendime për çështjen e Ukrainës. Xi Jinping theksoi se Kina ka promovuar në mënyrë aktive paqen dhe stabilitetin e rendit ekonomik global. Të gjitha palët duhet të përpiqen për të gjetur një zgjidhje të duhur për krizën në Ukrainë në një mënyrë të përgjegjshme.

Kina është e gatshme të vazhdojë të përpiqet në lidhje më këtë drejtim,” thuhet në deklaratë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!