Kina hedh poshtë deklaratat e NATO-s për furnizimin e Rusisë me armë vdekjeprurëse

schedule10:28 - 22 Shkurt, 2023

schedule 10:28 - 22 Shkurt, 2023

Ministria e Jashtme e Kinës tha të mërkurën se vendi nuk po shqyrtonte dërgimin e armëve vdekjeprurëse për Moskën për t’i ndihmuar kundër Ukrainës, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për përhapjen e informacioneve të rreme rreth rolit të mundshëm të Pekinit në konflikt.

“Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s tani po thonë vazhdimisht se Kina mund t’i sigurojë armë Rusisë, e cila është një dredhi që u përdor dhe u hoq poshtë në fillim të krizës ukrainase,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ëang Ëenbin në një konferencë të rregullt për shtyp.

Komentet e tij vijnë pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të martën tha se aleanca është “gjithnjë e më shumë e shqetësuar se Kina mund t’i sigurojë armë vdekjeprurëse Rusisë”.

Wang tha se Kina i kërkon NATO-s “të ndalojë së njollosuri Kinën me spekulime të pabaza mbi Ukrainën, të braktisë mentalitetin e vjetër të Luftës së Ftohtë dhe të ndalojë nxitjen e konfrontimit”.

Wang gjithashtu pretendoi se SHBA dhe vendet e tjera të NATO-s janë “burimi më i madh i armëve në fushën e betejës së Ukrainës”.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken  u takua me kryediplomatin kinez Ëang Yi të shtunën dhe paralajmëroi “për implikimet dhe pasojat” nëse Pekini rrit mbështetjen e tij për Rusinë.

Të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi Kinën që të mos dërgojë asnjë armë në Rusi, duke thënë se kjo mund të çojë në një  luftë tjetër botërore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!