Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kina gënjeu botën për rrezikun e Covid-19”, shteti amerikan hedh në gjyq drejtuesit e vendit aziatik

schedule09:47 - 22 Prill, 2020

schedule 09:47 - 22 Prill, 2020

Shteti amerikan i Missouri-t ka hedhur në gjyq drejtuesit e Kinës për mënyrën sesi ka menaxhuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Prokurori i Përgjithshëm i Missouri-t, Eric Schmitt ka ngritur një padi kundër qeverisë kineze për ato që cilësohen si gënjeshtra rreth shifrave të vërteta në vendin aziatik.

Padia është ngritur në lidhje me shifrat e vërteta të viktimave si dhe rreth kolapsit ekonomik të shtetit për shkak të pandemisë.

Procedimi i parë i një lloji të tillë gjyqësor shtetëror vjen në mes të thirrjeve në Kongres për të ndëshkuar Kinën dhe një fushate të Presidentit Donald Trump për t’u përqendruar në rolin e Pekinit, në mes të kritikave për trajtimin që ai vetë i ka bërë krizës.

Missouri, një shtet i udhëhequr nga Partia Republikane e Trump-it, ngriti një padi në një gjykatë federale duke kërkuar një shumë të papërcaktuar në dëme dhe një urdhër për veprimet e vazhdueshme nga Kina që pretendohet se përfshijnë mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse.

Padia e prokurorit të Misurit përmban akuzën për fshehje të informacionit mbi epideminë, arrestimin e individëve në Kinë që ngritën alarmin e shpërthimit të infeksionit dhe mohimin e “natyrës” së virusit.

“Qeveria kineze gënjeu botën për rrezikun dhe natyrën ngjitëse të COVID-19, u mbylli gojën atyre qe folën dhe bëri pak për të ndaluar përhapjen e sëmundjes,” tha Prokurori i Përgjithshëm i Misurit, Eric Schmitt.

“Ata duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre,” shtoi ai.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!