Tregtia e naftës mes Kinës dhe Rusisë shënon rekord

schedule10:08 - 21 Shkurt, 2023

schedule 10:08 - 21 Shkurt, 2023

Që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, drejtimi i tregtisë botëror të naftës dhe energjisë ka ndryshuar.

Kina vazhdon të jetë vendi kryesor që blen naftë rus, nën çmimin e naftës afrikane.

Dërgesat e naftës dhe karburantit të Rusisë në Kinë arritën nivelin më të lartë në janar.

Sipas deklaratës së kompanisë së inteligjencës së të dhënave Kpler, Kina ka filluar të blejë naftë ruse me çmime nën të njëjtën cilësi të naftës afrikane.

Sipas Kpler, eksportet e naftës së Rusisë në Kinë ishin mesatarisht 1.66 milionë fuçi në ditë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!