Kina do të vendosë tarifë shtesë për mallrat që vijnë nga SHBA

schedule14:46 - 16 Qershor, 2018

schedule 14:46 - 16 Qershor, 2018

Tarifa prej 25 për qind për pjesën më të madhe të mallrave të importit  që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë mënyrë, Kina ka reaguar ndaj vendimit të administratës Trump për vendosjen e tarifave për mallrat kineze që importoheshin në vend.

Kina do të vendosë një tarifë shtesë prej 25 për qind për mallrat që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një vlerë prej 50 miliardë dollarësh. Është pikërisht i njëjti impakt i masave të marra nga Trump për mallrat që vijnë nga Kina. Lajmi është konfirmuar nga një deklaratë për shtyp e Ministrisë kineze të Financave. Tarifat për rreth 34 miliardë euro për mallrat amerikane të importuara do të hyjnë në fuqi në 6 Korrik dhe përfshijnë produkte ushqimore, automjete dhe peshk. Por masat nuk do të ndalojnë këtu pasi do të ketë tarifa dhe për mjekime dhe produkte të tjera.

Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, duket se ka përfunduar. Reagimi kinez vjen pasi Donald Trump deklaroi se do të vendoste tarifa prej 25 për qind, me një vlerë prej 50 miliardë dollarësh, për mallrat kineze që kanë përmbajtje teknologjike për të ndaluar në këtë mënyrë vjedhjen e teknologjisë amerikane si dhe për të riekuilibruar një defiçit prej 375 miliardë dollarësh. Një lëvizje kjo, që së bashku me tarifat e vendosura për aluminin dhe hekurin kundrejt disa vendeve të Bashkimit Europian, Kanadasë, Meksikës dhe vendeve të tjera mund të nisë një luftë tregtare planetare. Ministria kineze e Tregtisë shpjegoi me anë të një deklarate për shtyp se nuk dëshironte një luftë tregtare, por vetëm të mbrojë interesat e vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!