Kina thotë se do t’i ndalojë fëmijët të luajnë lojëra në internet natën dhe se do të vendosin ligje për të reduktuar kohën qe fëmijët kalojnë me videolojëra.
Sipas masave të reja, fëmijëve nën moshën 18 vjeç do t’u ndalohet të luajnë lojëra në internet midis orës 10:00 të mbrëmjes dhe 8:00 të mëngjesit dhe do të kufizohen duke luajtur vetëm 90 minuta gjatë ditëve të javës./abcnews.al
Të miturit gjithashtu do të jenë të kufizuar në kohën që mund të shpenzojnë për lojrat në internet.
Fëmijët midis moshave 8 dhe 16 vjeç do të shtojnë maksimalisht 200 yaun(41,50 dollarë) në muaj në llogaritë e tyre të lojrave, ndërsa ata të moshës midis 16 dhe 18 vjeç do të shtojnë në 400 yuan.
Organizata Botërore e Shëndetit klasifikoi zyrtarisht varësinë e videolojërave si një çrregullim .
Ekspertët australianë të sjelljes kanë raportuar sjellje jo të hijshme të fëmijëve të vegjël nga varësia që kanë nga video lojërat.
Studiuesit e Universitetit të Teknologjisë në Queensland kanë treguar që videolojërat kanë shumë efekte pozitive, duke bërë që lojtarët të ndjehen kompetent dhe të ndihmojnë në përmirësimin e marëdhënieve sociale. /abcnews.al