Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kina do të vaksinojë 50 milion njerëz për Vitin e Ri 

schedule08:12 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 08:12 - 18 Dhjetor, 2020

Kina planifikon të vaksinojë 50 milion qytetarë para fillimit të sezonit të Vitit të Ri.

Përparësi në aplikimin e vaksinimit kanë grupet që janë më të rrezikuara si, punëtorë shëndetësorë, policë, zjarrfikës, doganierë, mbajtës ngarkesash, punonjës transporti dhe logjistikë.

Ndërkohë Pekini ka planifikuar të shpërndajë 100 milion doza të vaksinave nga firma kineze Sinopharm dhe Sinovac Biotech Ltd, bën me dije raporti SCMP.

Ndërsa provinca Sichuan e Kinës mund të fillojë vaksinimin e të moshuarve dhe njerëzve në fillim të muajit tjetër, pasi të jenë vaksinuar grupet më të rrezikuara, bëjnë me dije zyrtarët.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!