Kina dhe Nigeria i kërkojnë reliket e tyre Muzeut Britanik: Sillni të vjedhurat

schedule09:55 - 31 Gusht, 2023

schedule 09:55 - 31 Gusht, 2023

Përballë një sërë protestash si nga Kina ashtu edhe nga Nigeria, është Muzeu Britanik, pas skandalit me mallrat e vjedhura, ku të dy vendet kërkojnë kthimin e menjëhershëm të relikteve të tyre të grabitura. Argumenti se është një muze më i sigurt dhe për këtë mbahen thesare nga e gjithë bota.

Sipas ERT, Nigeria është në kërkim të “Bronzeve të Beninit”, pllakat e përpunuara të bakrit që datojnë nga shekulli i 13-të në shekullin e 16-të.

Në 1897 ato u plaçkitën nga forcat britanike dhe më pas u shitën në Muzeun Britanik  për të financuar fushatat ushtarake.

“Ato janë objekt grabitjeje. Ato janë nxjerrë jashtë shtetit në mënyrë të paligjshme. Këto janë objekte të vjedhura dhe ato duhet të kthehen në Nigeri tek komunitetet ku u përkasin”, tha Abba Isa Tijani, Drejtor i Komisionit Kombëtar të Muzeve dhe Monumenteve të Nigerisë.

Kina pretendon gjithashtu reliket e saj të grabitura. Kujtojmë se në vitin 2004, 10 kryevepra kineze u vodhën nga një zonë magazinimi në Muzeun Britanik dhe askush nuk e di me siguri se sa prej tyre humbën në vjedhjen e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!