Joshua Kimmich nuk është i paprekshëm për klubin bavarez.
Sipas “Kicker”, mesfushori gjerman ka përfunduar në merkato për shkak të vendimit të trajnerit Thomas Tuchel, i cili nuk e sheh atë si të patransferueshëm. Gjithashtu sipas mediave gjermane, skuadra më e interesuar për Kimmich do të ishte Barcelona.
Xavi e ka shprehur disa herë se ka një pëlqim për karakteristikat e lojtarit dhe sipas tij, do të ishte perfekt në rolin e lënë bosh nga Busquets./h.ll/abcnews.al