Kimmich me “valixhe në duar”, “ylli” gjerman ëndërron Premier League

schedule19:56 - 8 Nëntor, 2024

schedule 19:56 - 8 Nëntor, 2024

Ishte padyshim i denjë për të zëvendësuar një legjendë si Philipp Lahm.

“Lideri” gjerman i krahut të djathtë të mbrojtje, Joshua Kimmich ka hyrë në vitin e fundit në kontratën e tij, me “Bavarezët” e Bayern Munich dhe duket se rinovimi nuk është një opsion e për këtë aryse “gjigantët” e Bundesliga kanë filluar të bëjnë plane të tjera për “yllin” e tyre.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermanve në Bavari po mendojnë që të përfitojnë diçka duke e nxjerrë në merkato lojtarin dhe duhet theksuar që për 29-vjeçarin ka interes të lartë në merkato.

Më tej në raportimet e tyre thuhet se trajneri belg Vincent Kompany ka shprehur dëshirën për ta pasur në ekip lojtarin, por Kimmich duket se nuk dëshiron të qëndrojë pasi tekniku po planifikon ta vendosë atë në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndryshe nga vetë lojtari që kërkon të rrijë në mesfushë.

Në të tilla rrethana “gjigantët” e Evropës janë hedhur në sulm, me tekniku e ri të “Katalanasve”, të Barcelona, që ka shprehur pëlqimin për ta pasur në skuadër, por problem qëndron te financat e klubit spanjoll, me këta të fundit që nuk e kanë mundësinë për të paguar kartonin e gjermanit.

Në sfond qëndron edhe Premier League, me “Qytetarët” e Manchester City dhe “Topçinjtë” e Arsenal që mund të avancojnë në këtë operacion dhe duket se janë më të favorizuarit me vetë 29-vjeçarin, që kërkon një aventurë të re në elitën e futbollit anglez. /i.m /abcnews.al