Kimmich: Dortmundi rivali ynë më i egër, duelet me ta gjithmonë të veçanta

schedule21:56 - 3 Mars, 2021

schedule 21:56 - 3 Mars, 2021

E shtuna rikthen klasiken e futbollit gjerman. Bayern Munchen pret në shtëpi Dortmundin, një ndeshje që pritet të jetë spektakolare si gjithmonë.

“Xholi” i skuadrës bavareze, Joshua Kimmich flet rreth kësaj sfidë për mediat. Vlerësim maksimal për verdhezinjtë, por 26-vjeçari do fitoren për t’ia dedikuar tifozëve.

Unë pësova një dëmtim në ndeshjen e fundit kundër Dortmund, por tani ndihem mirë, shumë mirë. Nuk kishte rëndësi rikthimi i shpejtë, duhej thjesht të kthehesha po aq i fortë sa isha.

Ndeshjet kundër Dortmund janë gjithmonë të veçanta. Ata kanë qenë gjithmonë rivalët tanë më të egër prej momentin që kam ardhur te Bayern Munchen.

E dimë sesa cilësi kanë ata, ky është shkaku pse mbetet gjithmonë një përballje speciale. Duam të fitojmë për tifozët tanë“, theksoi ylli i kampionëve të Gjermanisë. /abcnews.al