Kim takon Vitore Tushën: Gjykata Kushtetuese ka përgjegjësinë e çështjeve të rëndësishme

schedule15:44 - 19 Janar, 2021

schedule 15:44 - 19 Janar, 2021

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar ditën e sotme me drejtuesen e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha. Kim ka vlerësuar rolin e saj në krye të KED teksa thotë se tani ajo ka përgjegjësinë të drejtojë GJK për shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme.

Kryediplomatja amerikane në vendin tonë shton se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate.

“Unë u takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderuar atë për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të mençur të KED, e cila mundësoi që Gjykata Kushtetuese në Shqipëri të bëhet funksionale. Tani, ajo ka përgjegjësinë të drejtojë GJK në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme. SHBA do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate”, shkruan Yuri Kim krahas fotos me Tushen.

Vitore Tusha do të vijojë të jetë në krye të Gjykatës Kushtetuese deri në zgjedhjen e një kryetari të ri. Kjo zgjedhje u bë pasi Tusha është gjyqtarja më e vjetër në detyrë në radhët e anëtarëve të tjerë të Kushtetueses. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!