Kim takon anëtarët e KPK: Procesi i Vettingut duhet të jetë i lirë, pa presione e sulme ndaj komisionerëve

schedule18:10 - 13 Shtator, 2021

schedule 18:10 - 13 Shtator, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është ka takuar ditën e sotme anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, diplomatja amerikane bën të ditur se ajo i falënderoi komisionerët për vijimin e procesit të vettingut për gjyqtarë dhe prokurorë, pavarësisht sfidave.

POSTIMI NË TWITTER

Kim shprehet se procesi i vettingut me integritet dhe pavarësi është themeli për reformën në drejtësi në Shqipëri. Procesi, duhet të jetë i lirë nga presioni, duke përfshirë edhe sulmet ndaj komisionerëve, bën thirrje ambasadorja.

“Shqipëria ka nevojë për një sistem drejtësie që është profesional, eficent dhe i pa korruptuar, jo vetëm sepse është esencial për integrimin në BE, por sepse shqiptarët nuk meritojnë më pak. SHBA do të vijojë të mbështesë fort implementimin e reformës në drejtësi, duke përfshirë edhe vettingun.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!