Kim: Shqipëria të vazhdojë Reformën në Drejtësi! Mos u dorëzoni para atyre që s’duan të vijë kurrë

schedule15:38 - 23 Shtator, 2020

schedule 15:38 - 23 Shtator, 2020

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka shpërndarë një deklaratë të ministres së Drejtësisë Etlida Gjonaj për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese brenda vitit, si dhe përzgjedhjen e hetuesve të BKH.

Kim thotë se është shumë e rëndësishme për Shqipërinë për të vazhduar Reformën në Drejtësi hap pas hapi. Ajo bën thirrje që shqiptarët të mos dorëzohen para atyre që dëshirojnë që drejtësia të mos vijë kurrë.

“Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë për të vazhduar zbatimin e Reformës në Drejtësi, hap pas hapi. Nevoja për të hequr pengesat, për të kërkuar zgjidhje praktike, mos u dorëzoni kurrë atyre që dëshirojnë që Drejtësia të mos vijë kurrë”, shkruan Yuri Kim.

Yuri Kim ka mbështetur më herë deklaratat e presidentit Ilir Meta dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese brenda vitit 2020, duke kërkuar bashkëpunimin e tyre për koordinimin e organeve përkatëse në këtë proces./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!