Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Yuri Kim: Dakord me Venecian që Meta dhe Ruçi të punojnë bashkë

schedule14:30 - 18 Shtator, 2020

schedule 14:30 - 18 Shtator, 2020

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri i kërkon presidentit Ilir Meta dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi të punojnë së bashku për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese përpara vitit 2020.

Duke iu referuar deklaratave të tyre për ngritjen e këtij institucioni, Kim shprehet se është dakord me kërkesat e tyre, si dhe Komisionin e Venecias dhe bën thirrje të punojnë sa më parë me organet përkatëse.

“Faleminderit presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruç që e bënë të qartë që vendi duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese.

Ne jemi dakord duke marrë parasysh mendimin e Komisionit të Venecias,  se këta dy udhëheqës duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ta bërë këtë të ndodhë para fundit të vitit 2020″, shkruan Yuri Kim.

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në komunikimin e përjavshëm me mediat se duhet ngritur pa vonesë Gjykata Kushtetuese ndërsa kërkoi të zbulohen mekanizmat që po vonojnë bërjen funksionale të saj. Ndërsa në seancën plenare të 7 shtatorit, Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se Kushtetuesja do të jetë funksionale me 1 Janar të vitit 2021, “me hir, apo pahir”./m.v. abcnews.al