Reforma, Kim: Disa po shpresojnë se drejtësia nuk do vijë, ëndrra nuk do u bëhet realitet

schedule16:35 - 24 Korrik, 2020

schedule 16:35 - 24 Korrik, 2020

Ambasadorja e amerikane Yuri Kim, ka reaguar pas përfundimit të garës për zgjedhjen e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Me anë të një postimi në Tiwtter, ambasadorja amerikane shprehet se Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, por është e nevojshme. Në postimin e saj, diplomatja amerikane shkruan se “disa duket sikur po ëndërrojnë se drejtësia drejtësia nuk do të vijë kurrë”, por sipas saj, ëndrra e tyre nuk do të bëhet realitet.

Postimi:

“Duket sikur disa janë duke ëndërruar se BKH nuk do të ngrihet kurrë, ata shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë. Më vjen keq që t’ju zgjoj nga dremitja, por ëndrra juaj nuk do të bëhet realitet. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo perfekte, por është e nevojshme dhe duhet të lëvizim përpara.” /abcnews.al/

Looks like some are dreaming that the NBI will never be established, they hope justice will never come. Sorry to wake you from your slumber, but your dream will not come true. Justice reform will not be easy, quick, or perfect, but it is necessary & we must move forward.

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 24, 2020

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!