Kim poston foton e takimit Rama-Blinken: Partneriteti Shqipëri-SHBA po forcohet

schedule23:28 - 13 Qershor, 2021

schedule 23:28 - 13 Qershor, 2021

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka postuar një fotot të kryeministrit Edi Rama së bashku me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken gjatë konferencës së sotëm të përbashkët, ku u firmos marrëveshja për rrjetin 5G.

Sipas Kim, në takimin e sotëm, Rama dhe Blinken riafirmuan bashkëpunimin e SHBA dhe Shqipërisë.

Lexo edhe:Shqipëri-SHBA marrëveshje për rrjetin 5G, Blinke-Ramës: Po forcojmë partneritetin

Kim më tej ka cituar Blinken duke thënë se partneriteti i dy vendeve po forcohet dhe thellohet.

“Në takimin e tyre sot, Sekretari i  Shtetit Blinken & Edi Rama riafirmuan bashkëpunimin në të gjithë bordin, përfshirë mbrojtjen dhe ruajtjen e infrastrukturës së telekomunikacionit. Ne gjithashtu shpresojmë tek Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara.  Siç tha Blinken, partneriteti ynë po forcohet dhe thellohet.” shkruan Yuri Kim. /abcnews.al/