Yuri Kim nuk i ndahet Shqipërisë/ Ikën, por në DASH detyra e re përfshin dhe Tiranën

schedule10:58 - 21 Qershor, 2023

schedule 10:58 - 21 Qershor, 2023

“Never give up! USA will stay with you”.

Me këtë mesazh, Juri Kim mbylli mandatin e saj në Tiranë, për tu kthyer në Uashington, aty ku Presidenti Biden i ka caktuar një detyrë më të lartë, përgjegjësen për cështjen evropiane, si zëvendësndihmës sekretare e shtetit.

Ambasadorja nuk e fsheh kënaqësinë se do të punojë sërish me Shqipërinë, duke lëshuar mesazhe për ata që kanë pritur me padurim fundin e mandatit të saj. Sali Berishës, të cilit, kurrë nuk ja përmendi emrin.

” Në pozicionin tim të ri unë do të kem përgjegjësi për gjithë Evropën, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Për këtë unë jam shumë e kënaqur, ndoshta jo të gjithë janë të kanqur për këtë, por unë jam. “

Në 3 vjet e gjysmë në Tiranë, Amerika ndërmori sanksione të forta ndaj disa politikanëve, duke përfshirë edhe shpalljen non grata të Sali Berishës. Kjo përballje e vuri ambasadoren Yuri Kim në qendër të sulmeve nga mbështetësit e tij. Por si i ka jetuar ambasadorja këto ngjarje?

“Përgjigjia ime mund të zhgënjejë ata që po kërkojnë një dramë.  E vërteta është se ka qenë një kënaqësi të jem në këtë vend. Si në cdo vend ka një disa zëra të lartë njerëzish që pretendojnë se flasin në emër të të tjerëve. Unë kam vizituar të gjitha bashkitë e këtij vendi dhe kam folur me njerëzit realë.”

Në ikje, kujton se edhe pasardhësi i saj nuk do të ndryshojë politikat apo vendimet e Amerikës në vendit tonë.

“Teksa ambasadorët shërbejnë në Shqipëri, nuk ndjekin axhenda personale. Është e rëndësishme të vijojnë reforma, si ajo në drejtësi, crrënjosja e korrupsionit, apo lehtësimi i procedurave për të drejtën e pronësisë. Kjo do t’ju bënte ju një vend më të pasur dhe më të fortë.”

Në përmbyllje të mandatit të saj, ambasadorja Yuri Kim rendit faktet, që konfirmojnë se të dy vendet kanë bërë progres në fushën e demokracisë, mbrojtjes, por sidomos në sferën ekonomike.

“Investimet do ta ndihmojnë Shqipërinë të bëhet një qendër e shpërndarjes së energjisë për gjithë Ballkanin Perëndimor. Investimet e huaja të drejtpërdrejta të Shteteve të Bashkuara arritën në nëj nivel të ri prej 235 mln dollarësh gjatë vitit 2022, që është dyfishi i asaj para pandemisë. Në vitin 2022, eksportet shqiptare drejt  Amerikës ishin 3 herë më shumë se një vit më parë.”

Kim vuri theksin tek vijimi i zbatimit të reformës në drejtësi, si faktor kyc që Shqipëria të marrë karrigen e merituar në tryezën e Bashkimit Evropian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!