Kim njeh Alibeajn si kryetar të PD-së, Paloka: Ambasadorja e angazhuar në përçarjen e opozitës, shkelje e ligjeve të vendit

schedule13:27 - 5 Prill, 2022

schedule 13:27 - 5 Prill, 2022

Pasi ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri të qartë se si ushtrues të detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike njeh Enkelejd Alibeajn, ka ardhur edhe reagimi nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.

Anëtari i këtij komisioni, Edi Paloka e cilëson qëndrimin e mbajtur sot nga kryediplomatja amerikane si të turpshëm. Sipas tij, ajo që bëri sot Kim është jo vetëm shkelje etike, por edhe shkelje e ligjeve të Shqipërisë.

Paloka akuzon ambasadoren amerikane se është angazhuar personalisht në përçarjen e opozitës shqiptare dhe se sot ka ndërmarrë atë që ai e cilëson si akt të fundit “në shërbim të të njëjtit qëllim.”

Sipas Palokës, Kim jo vetëm që nuk ka respektuar Konventën e Vjenës, por nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare.

EDI PALOKA NË FACEBOOK
Ky eshte me teper se turp, eshte shkelje e jo vetem cdo etike por dhe ligjeve te Republikes se Shqiperise!
Kjo zonja qe uroi Ramen per “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill ; qe ka dale hapur ne mbeshtetje te qeverise me te korruptuar ne rajon ( sic e cileson vete Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe qe prej kohesh eshte angazhuar ne vete te pare ne percarjen e opozites shqiptare, sot ka ndermarre nje akt te fundit , gjithnje ne sherbim te te njejtit qellim.
Zonja ambasadore , me arrogance , tregon se jo vetem nuk respekton Konventen e Vjenes po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithese flet gjithe kohen per drejtesine .
Ti zonje mund te takosh ke te duash dhe si te duash , po nuk mund te vendosesh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lire te demokrateve shqiptare!
Kujtojmë se pas takimit të sotëm në kryesinë e Kuvendit, ambasadorja Kim iu referua Enkelejd Alibeajt si ushtrues i detyrës së kryetarit të PD.

Ndërkohë,  në Selinë Blu pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që njohu ndryshimet statutore të miratuara nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit, kontrollin e Selisë Blu e ka marrë Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit i cili nuk njeh Alibeajn, nënkryetarët apo Sekretarin e Përgjithshëm pasi u shkarkuan me vendimet e marra më 11 dhjetor. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!