Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e akredituar në Tiranë, Yuri Kim, ka vizituar ditën e mërkurë memoralin e heroit tonë Kombëtar në Lezhë, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Në mesazhin e saj në instagram Kim shkruan se guximi dhe mençuria e Skënderbeut do të vazhdojë të frymëzojë shqiptarët.
Postimi i Kim:
Një nder për të vizituar #Lezhën, qytetin e lashtë ku Gjergj Kastrioti mundi të bashkonte të gjithë popullin shqiptar në 1444 për të luftuar një forcë pushtuese që dukej shumë e fuqishme për t’u mposhtur. Guximi dhe mençuria strategjike e #Skënderbeut le të vazhdojë të na frymëzojë. Bashkimi bën fuqinë!
View this post on Instagram