Kim ndan mesazhin e kryediplomatit amerikan: Të mos e harrojmë, SHBA e Shqipëria gjithnjë e mbajnë njëra-tjetrën afër

schedule13:18 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 13:18 - 12 Dhjetor, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ndalë në llogarinë e saj në Twitter një mesazh të ambasadorit të parë amerikanë në Shqipëri William Edwin Ryerson.

Ndërsa kujton se vitit 2021 që shënoi 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, diplomatja shprehet se donte të ndante një moment prekës nga fjala e Ryerson.

Në videon e publikuar, diplomati Ryerson kujton një moment tejet prekës, kur një polici shqiptar i rridhnin lotët, ndërsa dëgjonte fjalët e Sekretarit Baker kur thoshte “ne jemi me ju dhe ju jeni me ne.”

“Ndërsa po i afrohemi fundit të vitit 2021, i cili shënon 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, doja të ndaja këtë mesazh të Ambasadorit Ryerson, sidomos duke filluar nga minuta 2:09: “Një nga momentet më domethënëse ndodhi gjatë vizitës së Baker-it. Ndërsa Sekretari po fliste, unë po qëndroja pranë makinave të autokolonës, pranë një polici shtatlartë e të vrazhdë. Ndërsa Baker tha “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne”, pashë një lot të rridhte në faqen e atij polici”. Ky moment tregues i rrëfyer nga Ambasadori Ryerson është po aq i fuqishëm, i rëndësishëm dhe i vërtetë sot sa ishte 30 vjet më parë. Le të mos harrojmë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gjithnjë e mbajnë njëra-tjetrën afër”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!