Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West kanë kërcënuar ish-truprojën e tyre, Steve Staulins me një padi miliona dollarëshe, pas disa deklaratave të tij të bëra një muaj më parë.
Siç shkruan TMZ, dyshja e njohur ka ngritur një padi ndaj Steve Stalunis, me pretendimin se ka bërë deklarata të rreme dhe ka shkelur marrëveshjen e privatësisë.
Stalunis, i cili ishte pushuar nga puna që në 2016-ën nga Kanye, tha se i duhej t’i bindje rregullave qesharake të reperit, ndërsa e përshkroi atë si një njeri, me të cilin askush nuk duhet të shpenzojë as edhe një minutë kohë.
Në dokumentet e siguruara nga TMZ, nuk është saktësuar se cilat prej deklaratave të Steve janë të rreme, por kërkojnë dëmshpërblim për prishje të imazhit në shumën e 10 milion dollarëve për shkeljen e marrëveshjes së privatësisë. /abcnews.al