Çifti i njohur, Kim Kardashian dhe Kanye West janë bashkë por po jetojnë jetët e tyre ndaras, ka thënë një burim i familjes për revistën People.
“Kimi po merret me projekte në punën e saj që janë të rëndësishme për të, dhe në anën tjetër Kanye po bën të njëjtën gjë”, tha ky burim, pasi u raportua se lidhja tyre martesore po kalon nëpër sfida të ndryshme.
40-vjeçarja, sipas burimit, duket të jetë shumë e lumtur me jetën që ka, njëjtë po ashtu ka folur edhe për West.
Çifti, gjatë verës ishte raportuar disa herë se janë të ndarë por të dy e kanë mohuar këtë. l.k/abcnews.al