Kim Kardashian bën ndryshimin drastik, tërheq sërish vëmendjen me look-un e ri

schedule13:00 - 25 Nëntor, 2020

schedule 13:00 - 25 Nëntor, 2020

Kim Kardashian është një ndër personazhet më të komentuar me famë botërore. Yllin e “Keeping Up With the Kardashians” jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë brune, por kësaj radhe i ka surprizuar të gjithë me ndryshimin drastik që ka bërë.

Së fundmi, 40-vjeçarja ka vendosur të ndryshojë ngjyrën e flokëve për t’i dhënë më shumë ngjyra kësaj vjeshte. Në llogarinë e saj në Instagram, Kim ndau foto me look-un e ri, ku shfaqet me flokët e kuqe flakë, me onde dhe të hedhura nga njëra anë. Look-un e ri, ylli televiiv e ka kombinuar me kostum seksi në ngjyrë të kuqe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)

Kujtojmë që Kardashian dhe Kanye West kanë qenë kryefjala e mediave, për shkak se janë përfolur se po shkojnë drejt ndarjes. Por dyshja i hodhi poshtë thashethemet, pasi udhëtuan së bashku me fëmijët e tyre për t’i dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit. /abcnews.al