Kim Jong Un vizitë sekrete në Kinë

schedule11:06 - 8 Janar, 2019

schedule 11:06 - 8 Janar, 2019

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka mbërritur në Pekin, me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping. Mediat e huaja raportojnë se nuk ishte bërë e ditur më parë se dy lidërët do të kishin një takim.

Sipas BBC, Kim do të qëndrojnë në  Kinë deri më 10 janar. Lideri korean në këtë vizitë është shoqëruar nga gruaja e tij Ri Sol-ju. Kjo lëvizja e beftë vjen në një moment ku flitet se po negociohet  për një takim të dytë mes tij dhe Presidentit amerikan Donald Trump.

Kujtojmë se Kim Jong-un dhe Presidenti amerikan u takuan në qershorin e kaluar.  Ky ishte edhe takimi i pari për një President amerikan në detyrë me një lider komunist të Koresë së Veriut.

Ndërsa, raportohet se vizita e Kim Jong në Kinë  është  shoqëruar me masa të larta sigurie. Kim Jong Un mbërriti në shtetin kinez me tren dhe ky është udhëtimi i tij i katërt në këtë shtet brenda një viti.

Ai besohte se ka udhëtuar me të njëjtin tren të  përdorur nga babai i tij gjatë vizitave në Rusi dhe në Kinë. Lideri i Koresë së Veriut shoqërohet gjithashtu nga disa prej zyrtarëve kryesorë të shtetit komunist.

Dita e martë thuhet se është edhe 35-vjetori i lindjes së tij, megjithëse datëlindja e Kim Jong nuk është konfirmuar asnjëherë nga Peniani./abcnews.al/