Kim Jong-Un në Kinë, vizita e tretë e liderit të Koresë së Veriut në pak javë

schedule12:29 - 19 Qershor, 2018

schedule 12:29 - 19 Qershor, 2018

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un zhvillon vizitën e tij të tretë në pak javë në Kinë. Ai do të informojë presidentin Shi Xhinpin për rezultatet e takimit historic me presidentin amerikan Donald Trump.

Për herë të tretë në pak javë Kim Jong-un kalon kufirin me Kinën. Mëngjesin e së martës, diktatori koreanoverior ka mbërritur në Pekin, bëjnë me dije mediat shtetërore, ku do të qëndrojë deri të mërkurën. Fakti që vizita është njoftuar ndërsa është në zhvillim, paraqet risi në sajë të mënyrës secrete të udhëtimeve të mëparshme, një shenjë tjetër e ndryshimit të sjelljeve të regjimit. Kim Jong-un gjendet në Kinë për tu takuar me presidentin Xi Jinping për të diskutuar me të për rezultatin e samitit që zhvilloi në Singapor me Donald Trump, dhe veçanërisht për hapat e rinj në tratativat me Shtetet e Bashkuara.

Analistët mendojnë se ky udhëtim ishte logjik, i pritshëm. Në muajt e kaluar, gjatë përmirësimit të shpejtë të mardhënieve mes regjimit dhe komunitetit ndërkombëtar, çdo herë që Pekini dukej i mënjanuar nga eventet, Kim vizitonte vëllain e madh komunist. Një mënyrë për të rikonfirmuar lidhjen që në fakt mbetet e fortë, duke parë që Kina është partneri kryesor tregtar i Koresë së Veriut. Tani qëndrimet janë më të qartësuara. Xi Jinping mbështet kërkesën e Phenianit për një process denuklearizmi me faza, me lëshime nga SHBA lidhur me sigurinë dhe lehtësimin e sanksioneve, në këmbim të çarmatosjes gradual të regjimit.

Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se do të kthehet në Phenian “para se të kalojë një kohë shumë të gjatë”. Nga këndvështrimi kinez, negociatat e gjata midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut që parashikohet pas deklaratës së Singaporit janë skenari më i mirë i mundshëm. Një në të cilën Pekini mund të luajë ndikimin e tij në Phenian si një këmbëz shkëmbimi në çështjet e tjera të hapura me Uashingtonin, duke filluar me tarifat. Pekini gjithashtu ka mbrojtur gjithmonë skemën e “ngrirjes së dyfishtë”: testet bërthamore dhe raketore nga Koreja dhe ushtrimet ushtarake me Seul nga Shtetet e Bashkuara. Vetëm në orët e fundit Pentagoni ka konfirmuar se “lojrat e luftës” të përbashkëta me Jugun e planifikuar për muajin gusht, të quajtur kujdestari i lirisë, janë pezulluar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!