Kim Jong-Un kërcënon SHBA: Kam në tavoline butonin e armëve bërthamore

schedule12:34 - 1 Janar, 2018

schedule 12:34 - 1 Janar, 2018

Kim Jong-un, kërcënon sërisht Shtetet e Bashkuara gjatë fjalimit të Vitit të Ri. Kreu i Penianit, deklaroi me tone kërcënuese se fuqia bërthmore e Koresë së Veriut është e plotë dhe se ka në tavolinë një butonë që mund ta shtypi dhe të godasë SHBA-në në cdo kohë.

Udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un, kërcënosn sërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë fjalimi të vitit të ri, kreu i Penianit deklaroi me tone kërcënuese se tashmë fuqia bërthamre e shtetet te tij është e plotë dhe se ai ka në tavolinë një butonë për të filluar sulmet në cdo kohë. Ai theksoi, se Peniani mund ta godasë SHBA-në kudo, prandaj amerikanët nuk duhet të sulmojnë. Lideri i Penianit nënvizoi se Shtetet e Bashkuara janë në rrezen bërthamore korano-veriore prandaj, amerikanët nuk do të nisin kurrë një luftë ndaj tyre”.

Ndërkaq, Kim Jong-un, përdori tone zbutëse për një dialog të mundshëm me Seulin. Kjo nuk ështe hera e parë që, Kreu i Koresë së Veriut, shprehë dëshirën për përmirësimin e marrëdhënieve midis Koreve. Ai shtoji se lojrat olimpike që do të zhvillohen në Korenë e Jugut janë një mundësi e mirë për të treguar vlerat e kombit korean dhe se Peniani dëshironte që ato të zhvillohen me rezultate pozitive.

Presidenti Trump, i pyetur nga gazetarët mbi këto kërcënime të reja të Kim Jong-un, nga Florida ku ndodhej për Festimet e Vitit të Ri – deklaroi se do ta shqyrtonte në vijim këtë çështje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!