Kim dhe Smith i bashkohen Marshimit të Krenarisë LGBTI+ në bulevardin e Tiranës

schedule15:07 - 21 Maj, 2022

schedule 15:07 - 21 Maj, 2022

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe Zëvendës Ambasadori Demian Smith ju bashkuan sot Marshimit të Krenarisë LGBTI+ në bulevardin e Tiranës.

Dy diplomatët amerikanë bëjnë të ditur se u bashkuan në marshim për të treguar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe organizatat e shoqërisë civile që punojnë në Shqipëri për të përkrahur të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë njerëzve për të jetuar me dinjitet.

Po ashtu, në një postim në Facebook, thuhet se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë personat si parime kushtetuese që vazhdojnë të udhëheqin diplomacinë amerikane. /abcnews.al/

AMBASADA AMERIKANE NË FACEBOOK

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!