Kim dënoi incidentin në Kuvend, i përgjigjet Berisha: Qesharake, Alibeaj s’mund të fliste kurrë pa folur unë

schedule21:20 - 21 Prill, 2022

schedule 21:20 - 21 Prill, 2022

Ish kryeministri Sali Berisha i ka kthyer përgjigje ambasadores Yuri Kim, pasi kjo e fundit dënmoi incidentin e ndodhur mes tij dhe kryetarit të Komanduar të PD Enkelejd Alibeajt. Kim mori në mbrojtje Alibeajn, pasi Berisha e shtyu atë nga foltorja e Kuvendit për të marrë fjalën për t’iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, Berisha tha se ky ishte një reagim “qesharak i guvernatores” e cila sipas tij ka marrë përsipër “të interpretojë rregulloren e parlamentit”.

“Pozicion qesharak i guvernatores, e cila merr përsipër të interpretojë rregulloren e parlamentit. Merr përsipër të përcaktojë se kush duhet të merrte fjalën dhe të protestojë se akuzohet qeveria dhe se nuk duhet bërë akuza. Natyrisht ajo që mund ti them zonjës është, merr fund loja me opozitë kukull. Nuk ka më opozitë kukull. Unë po i përgjigjesha Edi Ramës, që ishte zbehur. Ka mundësi t’ju jetë dhimbsur njerëzve”, tha Berisha.

Berisha komentoi edhe inciudentin në Parlament, duke deklaruar se u përpoq të merrte fjalën.

Lexo edhe: Berisha shtyu Alibeajn nga foltorja e Kuvendit, Yuri Kim dënon incidentin: Të mos përsëritet e shkuara

Ai nuk është një problem midis meje dhe Alibeajt. Është një problem midis meje dhe Edi Ramës. Edi Rama foli foli sa deshi dhe lakoi emrin tim 30-40 herë. Në ligjin e parlamentit, në qoftëse deputeti gjatë diskutimit, përflet një deputet tjetër, fill pas tij i jepet fjala 2 minuta. Çfarë mekanizmi kanë krijuar? Të turpshëm, të një keqpërdorimi ekstrem të Enkelejd Alibeajt. Para një muaji ndodhi e njëjta skenë. Ngrihet Taulant Balla nga vendi dhe i thotë Lindita Nikollës, nuk do ti japësh fjalën Berishës por Enkelejdit. Ajo ishte një komandë shumë e turpshme, nuk e kisha parë në 30 vite. Sot e njëjta skenë. Foli Rama sa foli. Deklaroi çdo gjë kundër meje. Kisha shtypur butonin për reagimin. Isha përgojuar nga Rama disa herë. Unë u ngrita të merrja fjalën. E nxorën atë me vrap në platformë. Ishte akt aq i shpëlarë. Kërcen Taulant Balla, kur unë do të merrja fjalën. Proteston dhe kërkon 5 minuta pushim, vetëm të mos lejohesha unë të përgjigjesha. U detyrova të dal tek mediat jashtë. Kemi të bëjmë me njeri që keqpërdoret në mënyrë mjerane. Të behsh vegël për ti mohuar të drejtën e fjalës një deputeti”, tha Berisha.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!