I ftuar në studion e “ABC News” drejtori i lajmeve në “Klan Plus” Mentor Kikia është shprehur se projekti/ligji i përgatitur nga qeveria për mediat është shqetësues. Sipas tij media duhet të vetërregullohet me kodin e saj të etikës.
“Pas marrjes së aksionit nga OSBE qeveria do të reflektojë. Çështja është shqetësuese, por nuk është ligji brutal ai që vendos rregull. Media rregullohet me kodin e saj të etikës”, tha Kikia.
Kikia theksoi se të reflektosh ndaj një nisme ligjore është gjëja më normale.
“Deri tani nuk ka pasur reflektime, nuk di nëse do të ketë deri në fund”, u shpreh Kikia.
Ai shprehet se qeveria ka hasur në rezistencën e komuntetit të medias.
“Portalet, mediat online po tregohen të papërgjegjshëm. Duhet të vetërregullohen, ka një kaotizëm në informacion ka një mungesë të theksuar pë profesionalizmit, kjo është shumë e dëmshme për mjedisin mediatik. Në asnjë vend të botës qeveritë nuk janë miqësore me mediat. Mjafton që një projektilgj e bën qeveria dhe kjo është në dëm të medias sepse qëllimi i saj është vetëm kontrolli i medias, të frenojë kritikën”, tha ndër të tjera Kikia.
Një draft i përgatitur nga qeveria do të prodhojë atë që është shkruar.
I pyetur për shembjen e godinës 15 në “Qytet Studenti”, Kikia tha se verfikimi i ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti është angazhimi më i madh i qeverisë. “Për shembjen e kësaj godine të amortizuar simbolika të çon në dyshime, por mund të ketë qënë edhe një rastësi”, shprehet ai./abcnews.al