“Dasmë” Tiranë, Çollaku në “Log.”: Këta dje të vrisnin po të festoje për SHBA-të, sot të bëjnë hatanë nëse s’feston. Kikia: Gëzim me zor nuk ka

schedule21:46 - 28 Korrik, 2022

schedule 21:46 - 28 Korrik, 2022

Duke komentuar koncertin në sheshin “Skëndërbej”, gazetari Mentor Kikia tha në “Log.” se zakonisht në ngjarje të tilla shkohet për qejf dhe jo për hall duke theksuar se një pjesë e të pranishmëve aty janë dërguar me urdhër për shkak se janë pjesë e administratës.

Kikia tha se problemi nuk është koncerti në vetvete, por qasja që kanë politikanët shqiptarë që ta kthejnë në “dasmë” çdo ngjarje të rendësishme për ta kapitalizuar për përfitime politike.

Mentor Kikia: Nëse do ta shohim ngushtë shumë duhet të themi që në një njgarje kaq e rendësishme siç janë raportet me SHBA-të mund të justifikojmë një dasmë të vogël në shesh. Në fakt, problem nuk është dasma, por tradita e politikanëve shqiptarë që e shndërrojnë çdo ngjarje në dasmë. Me kujtohet Berisha në pushtet kur mblidhte mësuesit në 7 Mars, i mbyllte në Pallatin e Kongreseve dhe u fliste aty. Pastaj më 8 Mars opozita mblidhte gratë dhe sërish u fliste. Edhe në luftë ka dasma, por dasma nuk bëhet për hall, bëhet për qejf.

Ndërkohë, gazetari Basir Çollaku tha se maxhoranca nuk është e sinqertë në atë që bën pasi janë trashëgimtarë të baballarëve të tyre në komunizëm, të të cilët të vrisnin nëse dikush rreshtohej me amerikën.

Sipas Çollakut, këta sot të bëjnë hatanë nëse nuk shkon në koncert për Amerikën, duke kërcënuar administratën për të marrë pjesë, kurse baballarët e tyre dje të vrisnin nëse ishe me Amerikën.

Janë të njëjtët njerëz që dje të bënin hatanë nëse festojë për SHBA-të dhe tani të bëjnë hatanë nëse nuk feston. Çështja është te standardi që kanë këta. A duan miqtë tanë këtë standard që kemi ne?”, tha Çollaku duke theksuar se nuk e di nëse amerikanët janë të kënaqur me standardin e kësaj qeverie. /abcnews.al