Ministri i ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov bëri të ditur se raketat të premtuara nga SHBA nuk do të përdoren për të goditur zonat brenda territorit rus dhe kanë si synim vetëm njësitë ushtarake brenda territorit ukrainas që është pustuar nga Moska.
Shtetet e Bashkuara konfirmuan të premten se një raketë e re që do të dyfishojë rrezen e sulmit është përfshirë në një paketë ndihme ushtarake prej 2.2 miliardë dollarësh për të ndihmuar Kievin të luftojë kundër forcave ushtarake ruse.
“Ne gjithmonë u themi zyrtarisht aleatëve tanë se nuk do të përdorim armët e dorëzuara prej tyre për të goditur zonat brenda territorit rus. Ne po godasim vetëm njësitë ushtarake ruse brenda territoreve ukrainase të pushtuara përkohësisht”, tha Reznikov gjatë një konference për shtyp. /abcnews.al