Kievi i akuzoi për spiunazh, Hungaria dëbon dy diplomatë ukrainas

schedule17:14 - 9 Maj, 2025

schedule 17:14 - 9 Maj, 2025

Qeveria hungareze ka njoftuar se ka dëbuar dy diplomatë ukrainas, duke i akuzuar ata për spiunazh.

Ky vendim, vjen edhe pas akuzave të Kievit për ekspozimin e një rrjeti spiunazhi hungarez.

“Dy spiunët” po punonin nën mbulim diplomatik në ambasadën ukrainase në Budapest”, tha Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó nëpërmjet një reagimi në Facebook.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha më 9 maj se ka arrestuar dy persona të dyshuar si agjentë në Zakarpatia dhe pretendon se njeriu që i udhëhiqte ata është një punonjës i inteligjencës ushtarake hungareze.

SBU-ja tha se kjo është hera e parë që Ukraina zbulon një rrjet hungarez të spiunimit duke punuar për ta minuar sigurinë e vendit.

Ky njoftim vjen mes tensioneve midis Ukrainës dhe Hungarisë, ku kryeministri Viktor Orban ka ruajtur marrëdhënie të mira me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe ka kundërshtuar sanksionet ndaj Kremlinit, pavarësisht luftës së Moskës kundër Ukrainës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!