Kievi çliroi 47 km katror territor pranë Bakhmutit

schedule11:00 - 4 Shtator, 2023

schedule 11:00 - 4 Shtator, 2023

Forcat ukrainase deri më tani kanë çliruar 47 kilometra katrorë të territorit pranë qytetit të pushtuar Bakhmut në lindje të vendit, duke përfshirë tre javën e kaluar, tha z

Forcat ukrainase duket se kohët e fundit kanë fituar më shumë terren ndaj kundërshtarëve të tyre.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar këtë të hënë ka deklaruar përmes një postimi në rrjetet sociale se është bërë i mundur çlirimi i 47 kilometra katrorë të territorit pranë qytetit të pushtuar Bakhmut në lindje të vendit.

“Në sektorin Bakhmut, armiku po kryen veprime mbrojtëse për të frenuar përparimin e trupave tona dhe pa sukses po përpiqet të rifitojë terrenin e humbur në zonat e Klishchiyivka, Kurdyumivka, Ozaryanivka në rajonin e Donetsk”, shtoi ai.

Ndërkohë, rusët mësohet se ishin në mbrojtje në Zaporizhzhia, siç njoftoi në Telegram zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar.

Armiku është në mbrojtje në drejtimet Zaporizhzhia dhe Kherson. Ai vazhdon të bombardojë pozicionet e njësive tona dhe objektivat civile në rajonet Zaporizhzhia, Kherson dhe Mykolaiv, duke përdorur në mënyrë aktive municionet breshëri Lancet (dronë, red.).”

Ndërkohë një natë më parë 23 dronë kamikaze ruse Shahed-136/131 u rrëzuan nga forcat ukrainase nga 32 gjithsej të lëshuar nga Moska./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!