Kida: Vera për mua është gjumë dhe koncerte

schedule20:30 - 21 Korrik, 2019

schedule 20:30 - 21 Korrik, 2019

Kamera e Edicionit Veror në Dhërmi jo vetën që sjell vende piktoreske, persona që punojnë dhe u shërbejnë vizitorëve, por edhe personazhe publikë. Këtë herë gazetarët e ABC News kanë marrë në intervistë këngëtaren Kida e cila ka qenë në një nga lokalet duke mbajtur një performancë.

Ajo tha se është shumë e angazhuar gjatë verës, por koncertet që po mban i japin shumë kënaqësi.

“Më japin emocion shumë të madhe dhe e kaloj me shumë qejf dhe pa lodhje. Rruga është pak e lodhshme, por në përgjithësi kënaqem shumë”, tha Kida. 

Por si e kalon Kida verën?

“Vera është vetëm gjumë dhe koncerte”, tha ajo. E ndërsa ka një agjendën e ngarkuar Kida ka treguar se bën fitnes për të mbajtur trupin në formë.

“Bëj fitnes dhe nuk e ndërpres vetëm nëse kam ndonjë punë ose kam diçka që ma ndërpret. Mundohem që gjatë periudhës së dimrit të ushtrohem më shumë”, tha Kida. /abcnews.al