Kiço Londo: Shfaqja “Zogu i Zi” provokim dhe thirrje shoqërisë për dialog

schedule15:50 - 8 Korrik, 2019

schedule 15:50 - 8 Korrik, 2019

Historia e dashurisë tragjike mes një 12-vjeçareje, Unës dhe një 41-vjeçari, Reit,  është boshti kryesor i shfaqjes “Zogu i Zi. Regjisori dhe drejtori i Teatrit Eksperimental Kiço Londo në një intervistë për “ABC News”, rrëfen detaje mbi shfaqjen dhe konceptin e tij për të ndërtuar teatrin e repertorit, i munguar në 20 vitet e fundit në Shqipëri.

Skena e Teatrit Eksperimental është shndërruar në një kaos  të vërtetë. Ora e varur në mur lëviz ne të kundërtë ashtu si dashuria absurde  dhe tragjike  mes 12-vjeçares Una, që  jetësohet nga Laura Nexha dhe  41-vjeçarit Reit nga  Alfred Trebicka.

“Zogu i zi “ shkruar nga “David Harrower”  vjen premierë me datë 10 korrik me regji  të Kiço Londos. Pjesa provokon dhe përpiqet të hap një dialog,  thekson Londo.

Gjithçka rifillon 15 vite pas ngjarjes që ka ngrirë në kohë, duke shkatërruar jetët e dy njerëzve, që u përfshinë në këtë marrëdhënie intime, e cila konsiderohet edhe më e komplikuar se marrëdhënia e një abuzuesi me viktimën.

Londo me këtë pjesë synon të hapë një debate për kufijtë ligjorë.

Si drejtues, na thotë se po përpiqet të  ngrejë Teatrin e repertorit si 2 dekada më parë, gjë që aplikohet edhe në taetrot modernë në botë.

Edhe pse në sezon vere Teatri  Eksperimental vazhdon me premierë, më 13  korrik  vjen premierë në oborrin e teatrit  Jul Cezari me regji të Ivica Buljan.

Më pas shfaqja do të vazhdojë rrugëtimin në Butrint dhe në vende të ndryshme arkeologjike. /ABC News Albania 24//7