Regjisori Kiço Londo rikthehet me provokim në skenën qe ka drejtuar prej vitesh, atë të Teatrit Eksperimental. Shfaqja “Të martën në Supermarket”, është një monolog i gjatë i protagonistit, transgjinior duke na shpjeguar rrjedhën e ditëve të së martës në shoqërinë e babait të tij.
Per Laura Nezhën roli i Marie-Pierre është sfidues sa në aspektin aktorial edhe atë social.
“Është një rol delikat, që në momentin e parë që mu propozua, kisha stepjet dhe dyshimet e mia, si do pritej, si do e përceptonin nga jashtë. Do të marrin mesazhe të qënësishme që shkohet pas termit që mendohet ‘transgjinore’, atë që njerëzit e thjesht përceptojnë se duket së jashtmi”, tha aktorja.
Teatri shëtitës vjen me këtë shfaqje nga datat 26 deri me 29 qershor në skenën e Eksperimentalit./abcnews.al