Khloe Kardashian ka pozuar nudo për të promovuar koleksionin e saj të ritë këpucëve Good American. Në profilin e kompanisë së 36-vjeçares u publikua imazhi i saj, ku shfaqet krejtësisht e zhveshur, ndërsa mban një palë çizme të zeza saten.
Ylli i “Keeping With The Kardashians” shfaqet me një grim natyral, kombinuar me një palë të mëdhenj ngjyrë ari. Kujtojmë që 36-vjeçarja Kardashian konfirmoi se u rikthye në krahët e Tristan Thompson pak kohë më parë.

Ylli televiziv hodhi pas krahëve tradhëtinë nga Tristan, dhe ka vendosur t’i japë një mundësi të dytë. Khloe dhe Tristan janë tashmë prindër të një vajze 2-vjeçare. Madje, Khloe u përfol se është në pritje të fëmijës së dytë, por këto thashetheme i hodhi poshtë pak kohë më parë. /abcnews.al


